Sulmuesi spanjoll i Çelzit, Alvaro Morata, përmes fotove në faqen e tij zyrtare në “Instagram” ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e madh që ka gëzuar tej mase vetë atë. Ai siç shihet edhe nga fotoja është bërë baba për herë të parë me dy djem binjakë.
“Më në fund erdhi dita e shumëpritur, pritja ka qenë shumë e gjatë por ia ka vlejtur. Është një nga ditët më të lumtura të jetës time. Falënderoj jashtë mase gruan time Alicen e cila më bëri dhuratën më të çmuar në botë. Është një ndjesi e papërshkrueshme, mirësevini në jetë Alesandro dhe Leonardo. Ju uroj që të keni shëndet dhe jetë të lumtur. Gjithashtu falënderoj dhe mjekët që janë kujdesur për gjithçka” – kishte shkruar Morata në Instagram.
Edhe pse ka kohë që Morata nuk ka realizuar ndonjë “dopietë” në ndeshje futbollistike, pa dyshim se kjo është “dopietë” më e bukur në jetën e tij.