Ky Vardar është për mjerim, humb edhe nga Makedonija Gj.P

Vardari ka pësuar disfatë minimale 0:1 në miqësoren ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në lagjen Aerodrom, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo kontrolluesja e parë për skuadrën “kuqezi” nga Shkupi që pas eliminimit në ndeshjet e Liga Europa nga Pjuniku, në të cilën sërish nuk i’a dolën të shënojnë. Pas 180 minutave pa gol ndaj skuadrës armene, futbollistët e Vardarit një agjërim të tillë vazhduan edhe pas miqësores ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, që në minutën e 80-të me anë të brazilianit Xheferson shënuan golin e vetëm dhe të fitores.

Në këtë ndeshje te Makedonija Gjorçe Petrovi si titullarë u paraqitën edhe dy futbollistët shqiptarë të ardhur nga rradhët e Gostivarit, Ilirid Ademi dhe Sabit Bilali, teksa për Vardarin luajti vetëm kumanovari, Fitor  Rexhepi.

Leave a Reply