Sot në stadiumin e Çairit kadetët dhe juniorët e FC Shkupit ishin nikoqir të skuadrës serbe të FK Poshtar 1930 nga Beogradi, skuadër kjo që udhëhiqet nga ish futbollisti i Slloga Jugomagnatit, Alen Tupajiç, njofton “infOSport.mk”.
“Bardhekaltërit” nuk ishin edhe aq “nikoqir të mirë”, pasi mysafirëve nuk ju dhanë mundësinë të gëzohen shumë, duke ju lejuar të shënojnë vetëm një gol, ndërsa i përcollën me plotë 9 gola.
Kadetët (gjenerata 2001) të udhëhequr nga trajneri Halim Bilalli shënuan fitore 7:0, teksa junirët (gjenerata 2000) shënuan një fitore minimal 2:1.
Autorë të golave për juniorët e FC Shkupit ishin Musli Lika dhe Erblin Daci, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
Foto: B.Ibrahimi