Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll ka shkruar historinë sonte në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, aty ku mposhtën Qipron me rezultatin 73:64, duke siguruar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në Divizionin B për vitin e ardhshëm.
Kosova e nisi vrrullshëm takimin, ndërsa këtë më së miri e dëshmoi edhe rezultati i çerekut të parë, 23:7. Djelmoshat e ri kosovar dolën të jenë më të mirë edhe në çerekun e dytë, që e mbyllën me shifrat 16:13, duke shkruar në pushim me 19 pikë epërsi, 39:20.
Pjesa e dytë u takoi basketbollistëve qipriot, mirëpo kjo kishte shumë pak rëndësi, pasi epërsia e tyre e krijuar gjatë dy çerekeve, nuk ishte e mjaftueshme për të rikthyer rezultatin, ashtu që në fund me plotë meritë fitorja i takoi përfaqësueses së Kosovës me rezultatin 73:64.