Liverpulli i ka dhënë fund serisë së rezultateve të dobëta në ndeshjet derbi ndaj Mançester Junajtedit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Jurgen Klop mundi skuadrën nga “Olld Traford” me rezultatin 4:1 në kuadër të turneut “International Champions Cup”, duke ndërprerë kështu serinë prej 6 ndeshjeve pa fitore ndaj “Djajve të Kuq”.
Golat për Liverpullin në këtë ndeshje, mbajnë firmën e Sadio Mane (28’ – penalti), Daniel Starixh (66’), Shej Odxho (74’ – penalti) dhe Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një super gol me gërshërë.
Golin e vetëm për Junajtedin në këtë përballje e realizoi Andreas Pereira në minutën e 31-të.