Bardhi dhe Sadiku luajnë në pjesën e dytë ndaj Fejenordit, Levante humb (VIDEO)

Enis Bardhi dhe Armando Sadiku janë inkuadruar në lojë gjatë pjesës së dytë në miqësoren e zhvilluar në Holandë ndaj Fejenordit, skuadër kjo e cila në fund shënoi fitore me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra holandeze ishte kundërshtarë më i mirë, ndërsa vlen të ceket se të tre golat në këtë ndeshje u realizuan gjatë pjesës së dytë.

Toornstra në minutën e 52-të kaloi në epërsi Fejenordin, teksa në minutën e 72-të Berghuis shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Levantes, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Xhason në minutën e 82-të.

Mesfushori shkupjan, Bardhi luajti gjatë gjithë pjesës së dytë, mirëpo duke mos mundur të rrezikojë më konkretisht portën e skuadrës holandeze, ndërkojë Sadiku, edhe pse në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, ai u zëvendësua në minutën e 76-të nga ana e Delgados.

Situata e sulmuesit të ombëtares shqiptare është shumë e komplikuar, pasi për momentin ai gjendet i bllokuar nga Levante që nga një anë nuk i garanton aktivizimin, por nga ana tjetër po pengon atë të lëvizë drejt një klubi tjetër.

Levante ka pak alternativa në repartin e avancuar pas dëmtimit të Boateng ndaj nuk do të lejojë Sadikun të ndërrojë skuadër pa gjetur një tjetër zëvendësues.

Leave a Reply