Atletiko Madridit ditë më parë në rradhët e veta me parametra zero transferoi futbollistin e Sporting Lisbonës, Zhelson Martins.
Ky i fundit pasi u çlirua nga kontrata që e lidhte me portugezët, pas agresionit të tifozëve sezonin e shkuar, që e përdori edhe si raport për të mos vijuar më aventurën te skuadra portugeze, vendosi ti bashkohet Atletiko Madridit. Mirëpo si duket historia nuk përfundon me kaq, pasi drejtuesit e Sporting Lisbonës kanë denoncuar në FIFA Atletiko Madridin, që ka zyrtarizuar 23 vjeçarin, pasi prishi kontratën me portugezët.
Sportingu kishte refuzuar 25 milion euro nga spanjollët, duke këmbëngulur në shifrën e 40 milion eurove, ndërsa tani kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 100 milion euro.