Sedat Berisha pasditën e së premtës u zyrtarizua si përforcimi më i ri i skuadrës së Tiranës. Shkupjani pas prezantimit nga ana e klubit, iu ka bashkangjitur bashkëlojtarëve në stërvitjen e ditës, duke zhvilluar edhe seancëne parë si “bardheblu”.
Me afrimin e Berishës, trajneri brazilian i Tiranës, Ze Maria kompleton repartin e mbrojtjes së bashku me Turtullin, Altingën dhe Caken. Sipas mediave në Shqipëri, Tiranë është në kërim edhe të një sulmuesi për të mbyllur këtë merkato verore.
Berisha me Tiranën firmosi kontratë 1 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër./InfOSport.mk