Me shumë mundësi Milani në sezonin e ri futbollistik do të ketë një kapiten të ri.
Mediat italiane së fundmi raportojnë se Leonardo Bonuçi pritet të largohet nga “San Siro” duke u rikthyer te ish skuadra e tij, Juventusi.
Ndërkohë, “Goal Italia” shkruan se “Rossonerët” tashmë kanë zgjedhur edhe kapitenin e ri.
Në vend të Bonuçit shiritin e kapitenit pritet ta mbajë mbrojtësi tjetër, Alesio Romanjoli.