Edhe pse kanë kaluar disa muaj, megjithatë ndeshja finale e Kievit midis Realit të Madridit dhe Liverpullit nuk harrohet. Kjo edhe për shumë arsye. Trajneri Klop humbi finalen e dytë personale në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, pas asaj me Borusian e Dortmundin. Ndërkohë nga ndeshja finale e Kievit kanë mbetur shumë gjëra në kujtesë, duke nisur nga Serhio Ramos.
Në një intervistë për “Telegraph” ka folur hapur dhe e ka akuzuar spanjollin për sjelljen e tij brutale:
“Nëse e sheh atë finale dhe nuk je një tifo i Realit, kupton sjelljen e pamëshirshme dhe brutale të Ramosit. Nëse i mbledh bashkë të gjithë situata e tij, unë që e ndjek futbollin që 5 vjeç, kuptoj shumë gjëra. Në faullin e Salah, nuk mund të mendosh: “Uau, çfarë dyluftimi!”
Problemi është se më pas sheh të njëjtin arbitër në Botëror të drejtojë ndeshje të rëndësishme. Në situata të tilla dikush duhet të jetë në gjendje të gjykojë më mirë. Ajo është një situatë që duhet riparuar. Jo për t’i dhënë karton të kuq, por për të thënë: “Ej, ç’është kjo që bën”. Ishte i pamëshirshëm. Nuk besoj se Momo do të dëmtohej gjithmonë në një situatë të tillë, por në këtë rast ishte pa fat, janë gjëra që ndodhin.
Nuk besoj se do ta shohim përsëri këtë gjë. Një kundërshtar që i jep një bërryl portierit, që e mbulon sulmuesin e skuadrës tjetër sikur të ishte një “ërestler”, dhe pastaj fiton ndeshjen. Ramos ka thënë shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Dukej sikur thoshte: “Çfarë doni, është normale”. Në finalen me Juventusin u bë shkaktar për kartonin e kuq të Kuadrados. Kolumbiani vetëm sa e preku pak dhe ai bëri atë skenë dhe askush nuk foli më pas. Nuk është e drejtë, por nuk mund t’i ndryshojmë gjërat”, – ka thënë mes të tjerash trajneri Klop.