Skuadra e Ballkanit nga Therranda që ditë më parë zhvilloi një miqësore ndaj FC Shkupit, sot në teren vendas zhvilloi miqësoren e rradhës ndaj Goblenit nga Kumanova, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një super ndeshje, që në fund përfundoi me 6 gola dhe fitoren e Ballkanit me rezultatin 4:2.
Ishte skuadra kumanovare e Goblenit që avansoi e para në këtë ndeshje falë golit të Bekim Ramadanit në minutën e 20-të, teksa Ballkani barazoi 5 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Jetmir Topallit.
I njëjti futbollist gjatë pjesës së dytë shënoi edhe një gol tjetër, teksa nga një gol tjetër për Ballkanin realizuan edhe Besnik Krasniqi dhe Visar Berisha, teksa golin e dytë për Goblenin në këtë përballje e realizoi Samir Kurtaj, transmeton “infOSport.mk”.
Goli i Kurtaj ishte më i bukuri i këtij takimi, ndërsa Gobleni me lojën që tregoi sot, dalë nga dalë po hyn në formën e duhur dhe e gatshme po pret sezonin e ri futbollostik në Ligën e Dytë – Perëndim.