Ndeshja miqësore e zhvilluar sot në Pejë midis Besës së Ismet Munishit dhe Rabotniçkit të Gjore Jovanovskit u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Fatlum Gashi shënoi për Besën pas asistimit nga këndi të Festim Krasniqit, teksa golin për “romantikët” në këtë ndeshje e realizoi, Kristijan Ackovski.
Ndeshjen e rradhës kontrolluese, Rabotniçki do ta zhvillojë të martën në Shkup kundër Pelisterit.