Xherdan Shaqiri ka zbuluar një ngjarje nga e kaluara e tij e lidhur me Liverpullin, pjesë e së cilës skuadër u bë gjatë kësaj merkatoje. Ai te Liverpulli erdhi nga rradhët e Stouk Sitit, ndërsa është kjo një ëndërr e realizuar për yllin shqiptarë nga Gjilani, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe me Bazelin, Bajern Munihun dhe Interin.
Në një intervistë për kanalin zyrtarë të klubit “LFCTV”, Shaqiri ka zbuluar një sekret. Ai ka thënë se pjesë e Liverpullit mund të ishet që në vitin 2014, mirëpo se një transferim i tillë nuk i ishte lejuar nga Bajerni i Munihut.
“Fola me Brendan Roxhers para Botërorit të vitit 2014-të. Ai më telefonoi dhe më tha se ishte i interesuar, por nga Bajern Munih më thanë: ‘Të duam këtu, je i rëndësishëm për ne’”, është shprehur futbollisti shqiptarë.
Megjithatë, 26-vjeçari do të ketë mundësi të luajë për Klopin dhe ai nuk i trembet aspak kësaj sfide: “Kam luajtur për shumë klube të mëdha. Kam fituar shumë tituj me Bajernin, kështu që e di se çfarë do të thotë të luash në një skenë të madhe”.
Dita e debutimit të tij pritet të jetë e shtuna, kur Liverpulli do të përballet me Junajtedin në kuadër të “International Champions Cup”.