Talenti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Agron Rrufati që hapat e parë me futbollin i ka bërë në Kroaci, edhe atë te skuadra e njohur e Dinamo Zagrebit, karrierën e tij profesionale ka vendosur ta vazhdojë te skuadra e Istra 1947.
Lajmin për “infOSport.mk”, e konfirmuan nga klubi kroat, të cilët na njoftuan se me 19-vjeçarin, Rufati, kanë nënshkruar kontratë deri me 15 qershor të vitit 2021. Ndryshe Agron Rufati te Istra transferohet nga rradhët e Lokomotivës së Zagrebit, pjesë e së cilës ishte gjatë sezonit të kaluar. Ai me këtë skuadër u shpall kampion në kategorinë deri 19-vjeç, me ç’rast ishte pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për të rinj (UEFA Youth League), ku kishte zhvilluar 4 paraqitje, transmeton “infOSport.mk”.
Rufati gjithashtu është pjesë edhe e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, për të cilën kombëtare ka zhvilluar 6 paraqitje, ndërsa edhe dy të tjera kishte zhvilluar me ekipin U18.