Struga Trim Lum cakton edhe dy miqësore të reja

Struga Trim Lum ka caktuar edhe dy miqësore të reja në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Aleksandar Tançeski njërën prej ndeshjeve do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Bregallnicës në stadiumin e qytetit të Strugës, ndërsa në të njëjtin vend tre ditë më vonë do të ndajë mejdanin me fiqnjët e Labunishtit.

Deri më tani Struga Trim Lum ka zhvilluar tre miqësore, duke regjistruar një fitore dhe dy barazime identike 1:1 ndaj Korabit, gjegjësisht Renovës.

Fitoren e vetme Struga Trim Lum e kishte arritur ndaj Teteksit (4:2), ndërsa gëzon fakti se në këto ndeshje në mesin e golashëneusve janë regjistruar që të 4 përforcimet e bëra nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre, që në sezonin e ri futbollistik shpreson  të luftojë për një vend në elitën e futbollit vendor.

Leave a Reply