Edhe pse ishte programuar që nesër të inaugurohej stadiumi i ri i Prishtinës “Fadil Vokrri”, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Gazetasheshi.com” raporton se ndeshja testuese nuk do të zhvillohet, pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e vdekjes së veprimtarit të madh shqiptarë, Adem Demçai, ka shpallur tre ditë zie.
Ky vendim është marrë dhe pas konsultës së bërë me UEFA-n, pasi ishte programuar që inspektorët e saj gjatë ditëës së nesërme të bënin vlerësimin për këtë impiant.
Ndeshja testuese do të jetë ajo e Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës. Ky takim është programuar për t’u zhvilluar më datë 13 gusht, ndërsa siç dihet sezoni i ri në Superligën e Kosovës do të startojë me 19 gusht.
Me përfundimin e punëve në stadiumin e Prishtinës, që ka marrë një pamje krejtësisht të re, më në fund dhe Kosova do të ketë një impiant modern dhe përfaqësuesjakosovare do të mund t’i luajë ndeshjet zyrtare para tifozëve të saj.