Portieri i Vulverhempton dhe njëherit kombëtares së Nigerisë, Karl Ikeme ka njoftuar se i jep fund karrierës së tij profesionale në futboll. 32-vjeçari Ikeme ishte diagnostifikuar me leukemi gjatë verës së vitit 2017-të, mirëpo muajin e kaluar njoftoi se i’a ka arritur që të mund këtë sëmundje të rëndë.
Pas konsultimeve me mjek, Ikeme ka vlerësuar se më e mirë do ishte që të ndërprejë karrierën, edhe përkundër faktit se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.
Ikeme pjesën e Vulverhemptonit është që 14 vite të plota, ndërsa ndeshjen e tij të fundit me fanellën e kësaj skuadre e kishte zhvilluar marsin e vitit të kaluar.
Ai numëron gjithsej 200 ndeshje me Vulverhemptonin në Angli, si dhe 10 ndeshje me Kombëtaren e Nigerisë.