Pas zhvillimeve të fundit te skuadra e Milanit, ku fillimisht fituan betejën me UEFA-n, dhe më pas ndryshimi i pronarëve, “kuqezinjtë” tashmë në krye me drejtorin e ri sportiv, Leonardo po synojnë blerje të reja, me qëllim që sa më të gatshëm të presin sezonin e ri.
Kapiteni Bonuçi është gati i larguar nga Milano, ndërsa që tani “kuqezinjtë” po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Emri i fundit që përmendet si përforcim i mundshëm i Milanit, është danezi Simon Kjaer.
29-vjeçari aktualiaht aktivizohet në La Liga me skuadrën e Seviljës, ndërsa “Serie A” nuk është diçka e panjohur për të, duke pasur parasysh se në të kaluarën ka qenë pjesë e Romës dhe Palermos.
Edhe danezi duket i gatshëm për t’u rikthyer në Itali, por problem është kontrata e tij me skuadrën andaluziane, që skadon në vitin 2021.