Skuadra e Atletiko Madridit më në fund është pajtuar që të shes kroatin Sime Vrshaljko te Interi, shkruan “Gazzetta dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.
Sipas këtij burimi 26-vjeçari fillimisht në “Xhuzepe Meaca” do të luaj në formë huazimi, mirëpo me opcion për blerjen e kartonit të tij.
It is reported that #AtleticoMadrid have agreed to allow Croatian full-back Sime Vrsaljko to move to #FCIM…https://t.co/Dmk3kS6L9r pic.twitter.com/fOX6oUJ3fD
— footballitalia (@footballitalia) July 27, 2018
“Neroaxurrët” do të duhet të paguajnë 8 milion euro për huazimin, teksa edhe 18 milion të tjera në rast se vendosin që të blejnë mbrojtësin e krahut të djathtë.
Të dyja palët kanë arritur marrëveshjen dhe janë shumë afër finalizimit të së njëjtës.
Për Sime Vrshlajko do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj në “Serie A”, pasi Atletiko Madridi verën e vitit 2016-të e kishte blerë atë nga ekipi i Sasuolos.