Fenerbahçe në telashe të mëdha! Ali Koç zbulon: Klubi ka borxhe prej 621 milion euro

I zgjedhur vetëm pak javë më parë në kreun e klubit, duke mposhtur Aziz Jilldërëm që kishte 20 vite në detyre, Ali Koç ka pranuar publikisht se situata te Fenerbahçe është shumë më e rëndë se sa ishte paralajmëruar nga paraardhësi i tij.

Jilldërëm kishte paralajëmruar se klubi kishte borxhe në vlerë prej 400 milion euro, mirëpo sipas presidentit të ri të skuadrës nga “Shukru Saraçollu”, borxhi i përgjithshëm i Fenerbahçes është plotë 62 milion euro, ndërsa nëse kësaj vlere i shtohen edhe shpenzimet e merkatos së verës dhe afrimet e futbollistëve që janë bërë në këto javë, shifra kalon 700 milionë euro.

“Do mundohemi t’i shlyejmë”, ishte justifikimi i presidentit të ri, i cili ndodhet para një sprove të madhe, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e detyrimeve janë borxhe ndaj palëve të treta dhe hua afatshkurtra që janë marrë për të shlyer borxhet. Mirëpo se si do ja delë tanimë Ali Koç, mbetet të shihet, mirëpo një është e sigurtë Fenerbahçe ndodhet në telashe të mëdha, dhe vetëm përfitimet nga garat europiane do të mund të ndihmonin këtë skuadër për të stabilizuar situatën financiare në të cilën ndodhet.

 

Leave a Reply