Besnik Hasi, ka nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite, ku ka arritur zyrtarisht marrëveshjen me skuadrën e Al Raed. Emri i Besnik Hasit ishte përfolur në skuadra të ndryshme, por tashmë ai e ka bërë zgjedhjen e tij, duke shkuar në Arabi, edhe atë për shkak ofertës së majme financiare.
Lajmin për arritjen e kësaj marëveshje e ka publikuar vetë klubi arab, ku bie në sy fakti se e prezanton atë me flamurin belg dhe jo me atë kosovar, apo shqiptarë. Hasi vinte pas një periudhe pushimi, pasi nuk kishte drejtuar ekip, pas shkarkimit nga Olimpiakosi sezonin e kaluar. Më parë ish-mesfushori kuqezi ka drejtuar Anderlehtin në Belgjikë dhe Legian e Varshavës në Poloni, te e cila skuadër pati një aventurë shumë të shkurtë.
⌛️ 🇧🇪#الرائد #شكرا_تركي_ال_الشيخ pic.twitter.com/GwP9AINHRx
— نادي الرائد السعودي (@alraedclub) July 26, 2018