Skuadra e Fulhamit që u rikthye në elitën e futbollit anglez ka arritur që në rradhët e veta të sjellë portierin e Beshiktashit, spanjollin, Fabri.
30-vjeçari i cili sezonin e fundit në 34 ndeshje, në 12 prej tyte e kishte mbajtur rrjetën e tij të paprekur, me skuadrën nga “Krevin Kotixh” ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Nga shitja e tij Beshiktashi ka përfituar 5 milion sterlina. Ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premierligë Fulhami do ta nis si vendas përballë Kristal Pallasit.