Sulmuesi Riçarlison edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Evertonit. Braziliani arriti në “Gudison Park” nga rradhët e Uatfordit për një shumë prej 50 milion sterlina. “Karamelët” do të paguajnë 35 milion euro që në start, ndërsa pjesën tjetër në formë bonusesh.
🌎 | From Brazil to the Blues. Introducing @Richarlison97, who joins #EFC on a five-year deal.
➡️ https://t.co/qX2Moaem9H pic.twitter.com/Y1YiYcBqAu
— Everton (@Everton) July 24, 2018
21-vjeçari Riçarlison me Evertonin ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, mirëpo parametrat rreth shumës së transferimit nuk u bënë të ditura.
Braziliani te Evertoni erdhi me rekomandim të trajnerit Marko Silva, i cili gjithashtu e kishte sjellë brazilinin edhe te Uatfordi gjatë vitit 2017-të nga rradhët e Fluminenses për një shumë prej 11.5 milion sterlina.