Real Madridi ka arritur marrëveshje me tibo Kurtoa për kushtet personale, njofton “Daily Mail”. Mirëpo tani pason edhe puna më e vështirë, spanjollët do të duhet të mirren vesh me Çelzin për shumën e transferimit të portierit belg.
Në rast se Florentino Perez dhe Roman Abramoviç nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për transferimin e gardianit Kurtoa, atëherë “madrilenët” vëmendjen e tyre do ta përqëndrojnë ka Hugo Loris i Totenhamit.
“Daily Mail” gjithashtu shkruan se “spërsat” me siguri se do të refuzojnë për tu futur në negociata për transferimin e kampionit të Botës, ashtu që Reali do ta ketë shumë të vështirë për të marrë ndonjërin prej tyre.
Me shumë gjasa edhe sezonin e ri portier №1 te Reali do të jetë Kejlor Navas.