Përveç Ademit, edhe Albian Ajeti protagonist me Bazelin e tij në LK (VIDEO)

Mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian në program ishin ndeshjet e raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa përveç Arijan Ademit që shënoi dy gola me Dinamo Zagrebin në fitoren 5:0 ndaj Hapoel Ber Shevas, dhe një goli të shënuar nga Besart Ibraimi me Shkëndijën në fitoren 1:0 ndaj Sherif Tiraspol, një tjetër futbollistë që kishte shënuar, ishte edhe Albian Ajeti, i cili me golin e tij i ktheu shpresat e Bazelit se në ndeshjen e kthimit në Zvicër do të mund të përmbys epërsinë 2:1 të PAOK-ut, njofton “infOSport.mk”.

Ajeti golin e vetëm për shumë herë kampionët e Zvicrës e realizoi në minutën e 82-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, pasi paraprakisht për PAOK-un grek kishin realizuar Kanas (32’) dhe Prijoviç (80’).

Më poshtë mund të shihni edhe rezultatet nga të gjitha përballjet e së martës, përfshirë këtu edhe ndeshjen që u zhvillua në Shkup, midis Shkëndijës dhe Sherif Tiraspol.

Liga e Kampionëve, Raundi i dytë eliminatorë

FC Astana (Kaz) 2 – 1 Midtjylland (Den)
CFR Cluj (Rou) 0 – 1 Malmo FF (Swe)
PAOK (Gre) 2 – 1 Basel (Sui)
Din. Zagreb (Cro) 5 – 0 H. Beer Sheva (Isr)
Shkendija (Mac) 1 – 0 S. Tiraspol (Mda)
Crvena zvezda (Srb) 3 – 0 Suduva (Ltu)
Legia (Pol) 0 – 2 Trnava (Svk)

Leave a Reply