Pjesëmarrja në Kupat europiane pa dyshim se janë shansi më i mirë për klubet nga vendi për të arkëtuar shuma të konsiderueshme të hollash dhe për rritur ndjeëshëm buxehtin e tyre, njofton “infOSport.mk”.
Këtë vit UEFA ka shtuar bonuset që jep pas çdo kualifikimi dhe deri më tani, Shkëndija, që merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, ka siguruar plotë 940 mijë euro të ardhura.
Kjo shumë është tashmë e siguruar për “kuqezinjtë” nga Tetova, pavarësisht epilogut përfundimtarë në përballjet ndaj Sherif Tiraspol, ndaj së cilës skuadër mbrëmë në ndeshjen e parë shënoi fitore minimale 1:0.
Në rast se do të shënonte një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit pas një jave në Tiraspol, atëherë Shkëndija e Lazim Destanit do të kapte një bonus tjetër, që do të shkonte deri në shifrën e 1 milion e 440 mijë eurove.
Shkëndija vetëm për pjesëmarrje në turin e parë të Ligës së Kampionëve ka përfituar 280 mijë euro, ndërsa të njëjtës i janë shtuar plus 380 mijë euro të tjera për kualifikimin në raundin e dytë.
Nëse arrinë të eliminojë moldavët Shkëndija në arkat e saja do të shtonte edhe 480 mijë euro të tjera, ndërsa edhe në rast eliminimi në këtë fazë (raundi i tretë), Shkëndija do të luante në fazën “play-off” të Liga Europa.
Në rastin më të keq, edhe nëse do të dështonte këtu, UEFA ka paraparë të jap një shumë prej 300 mijë eurosh për klubet e eliminuara, transmeton “infOSport.mk”.
Pra, në total kualifikimi ndaj Sherif Tiraspol do të vlente plotë 1 milion e 440 mijë euro, ndërsa në rast eliminimi “kuqezinjtë” në arkat e tyre do të shtonin shumën e sigurtë prej 940 mijë euro, ndërsa nëse këtu i shtojmë edhe shumën prej 500 mijë eurove të përfituara nga shitja e Enis Fazlagiç, i bie se Shkëndija për momentin ka arkat e mbushura, dhe se edhe gjatë kohë do të dominojë në futbollin vendor, me shpresë se edhe në garat europpiane do të bëjë atë hapin final dhe do të luaj në grupet e Ligës së Kampionëve, apo edhe të Liga Europa.