Zlatan Ibrahimoviç nuk e harron të kaluarën, sidomos periudhën e kaluar si futbollist i Milanit.
Sulmuesi suedez i cili aktualisht luan në SHBA me skuadrën e LA Galaksi është takuar me ish skuadrën e tij gjatë përgatitjeve që “kuqezinjtë” nga Milano po i zhvillojnë në Los Anxheles.
Ai po ashtu ka dërguar një mesazh për gjithë tifozët e Milanit: “Tung për të gjithë tifozët e Milanit, shpresoj që jeni mirë. Më mungoni shumë, më keni mbetur në zemër. Ju uroj shumë fat, jam gjithmonë me ju. Një përshëndetje të madhe”.
Ibra pjesë e Milanit ishte në periudhën 2010-2012, ndërsa brenda kësaj periudhe me fanellën “kuqezi”, suedezi me origjinë boshnjake regjistroi 85 ndeshje dhe 56 gola.