Gostivari vazhdon me transferimin e futbollistëve të rinj në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Pas portierit Osman Daci, drejtuesit e Gostivarit kanë arritur marrëveshje edhe me qendërmbrojtësin e Sileksit, Dejan Velevski.
Njëjtë sikurse me Osman Dacin dhe pjesën më të madhe të afrimeve të reja, edhe me Velevskin, Gostivari ka arritur kontratë një vjeçare, duke çuar në 7 numrin e transferimeve të reja gjatë kësaj merkatoje.
Rikujtojmë më parë Gostivari kishte nënshkruar edhe me Valon Zeqirin, Lavdrim Skenderin, Antonio Ilieskin si dhe portierin Artan Iljazi dhe mesfushorin ofenziv Fatih Ismaili. Këta dy të fundit te Gostivari do të luajnë në formë huazimi.