Sot në stadiumin e Çairit është zhvilluar miqësorja midis FC Shkupit dhe Ballkanit nga Suhareka, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën u shënuan plotë 5 gola dhe që përfundoi me fitoren 3:2 të FC Shkupit.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të “bardhekaltërve” nga Çairi, falë golit të shënuar nga Rron Broja, ndërsa pjesa e dytë rezultoi të jetë edhe më efikase, ku u shënuan plotë 4 gola.
Fillimi i pjesës së dytë rezultoi shumë efikas për vendasit, të cilët falë golave të shënuar nga Bazhe Ilijoski dhe braziliani Serzhinjo avansuan edhe me tre gola epërsi, që më pas të kundërpërgjigjet skuadra nga Suhareka me dy gola të njëpasnjëshëm, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 5 minutash, kur fillimisht Durim Gashi shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, teksa Berat Hyseni vendosi rezultatin përfundimtarë FC Shkupi 3, Ballkani 2.