Atalanta transferon ish futbollistin e Milanit

Mario Pashaliç është një futbollist i ri i Atalantas! Lajmi u konfirmua nga sajti zyrtarë i “bergamasve”, të cilët në këtë mënyrë rikthejnë ish futbollistin e Milanit. Mesfushori kroat për herë të fundit në “Serie A” kishte luajtur në sezonin 2016/17.

Pashaliç është në pronësi të Çelzit, ndërsa te Atalanta do të luaj në formë huazimi.

Skuadra nga Bergamo do të mund të beljë kartonin e tij në fund të sezonit, edhe atë për një shumë prej 15 milion euro.

Pashaliç te Atalanta vjen si zëvendësues i Brajan Kristante, i cili u transferua te Roma. Në këtë mëntrë Atalanta doli fitues në garën për nënshkrimin e kroatit ndaj Fiorentinës dhe Verder Bremenit.

 

Leave a Reply