Arijan Ademi me dy gola shkatëron izraelitët e Hapoel (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova, Arijan Ademi ka shkëlqyer në fitoren 5:0 të Dinamo Zagrebit ndaj izraelitëve të Hapoel Ber Sheva, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Ademi realizoi dy gola, duke ju dhënë një goditje të rëndë izraelitëve, të cilët mund të themi lirisht se që sonte janë përshëndetur me garat e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve Europian.

Ademi që të dy golat i realizoi në pjesën e dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 11 minutash (51’, 62’), teksa nga një gol tjetër në këtë fitore të Dinamo Zagrebit realizuan edhe Hhajroviç (22’), Orishiç (28’) dhe Hoxhiç (82’).

 

Leave a Reply