Një ditë para ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës, për media e vendit tonë ka folur kapiteni i Sherif Tiraspolit, Mateo Sushiq. Ky i fundit ka vlerësuar lartë ekipin “kuqezi”, duke thënë se janë një skuadër kualitetive që e kanë dëshmuar vetën edhe në Evropë dhe në kampionatin vendor.
“Na pret një ndeshje e vështirë me një kundërshtarë shumë serioz siç është Shkëndija. Është një skuadër që është treguar në Evropë por edhe në kampionatin vendor se ka forcë dhe kualitet dhe e din se çfarë don, kanë fituar titullin e kampionit 35 pikë që tregon qartë për forcën e tyre. Sigurisht se nuk do ta kemi të lehtë, por ne jemi këtu për ta dhënë më të mirën dhe do të provojmë të kalojmë grupin. Nga futbollistët e Shkëndijës e njoh mirë Armend Alimin kemi luajtur bashkë në Kroaci te Istra, është një lojtarë mjaftë cilësor, por Shkëndija ka edhe tjeë futbollistë që posedojnë kualitet”, ka thënë kapiteni i skuadrës Sherif Tiraspol, Mateo Sushiq.