Massimiliano Mirabelli do t’i jap lamtumirën Milanit. Drejtori sportiv i “kuqezinjëve”, do të largohet pak më shumë se një vit nga emërimi në këtë detyrë, ndërsa vendin e tij ka gjasa ta zë Igli Tare, aktualisht drejtori sportiv i Lacios.
Tare konkurron për këtë post me Kristiano Giuntoli, që është shumë pranë largimit nga Napoli. Gjithashtu flitet edhe për rikthimin e Ariedo Braidas, aktualisht drejtor i sektorit të marrëdhënieve me jashtë te Barcelona.
Mirëpo duke u bazuar në punën e deritanishme të Igli Tares te Lacio, është e vështirë për tu besuar që Klaudio Lotito ta lejojë ish reprezentuesin e Kombëtares shqiptare nga “Olimpiko”.