Ernesto Valverde i ka zbuluar emrat e 28 futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës së Barcelonës për “International Champions Cup”.
Në këtë turne nuk është ftuar argjentinasi Lionel Messi, i cili ka marrë ditë të lira nga ana e trajnerit Valverde pas Kupës së Botës në Rusi.
Asnjë nga lojtarët të cilët kanë marrë pjesë në Kupën e Botës nuk do të jenë pjesë e ekipit, përveç portierit Ter Stegen.
“International Champions Cup” është një turne që organizohet në SHBA në të cilin do të marrin pjesë ekipe të ndryshme, si Mançester Junajtedi, Bajern Munih, Juventus, Real Madrid, Milan, etj.
Lista e plotë e lojtarëve të Barcelonës të ftuar për këtë turne: Ter Stegen, Cillessen, Semedo, Denis Suarez, Paco Alcacer, Digne, Sergi Roberto, Andre Gomes, Aleix Vidal, Arthur, Lenglet, Rafinha, Munir, Marlon and Samper. Along ëith the youth players: Jokin Ezkieta, Palencia, Cucurella, Mingueza, Cuenca, Miranda, Monchu, Collado, Riqui Puig, Abel Ruiz, Pérez, Chumi dhe Ballou.