Shkëndija të martën në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Sherif Tiraspol, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Qatip Osmani për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Marjan Radeski, i cili u lëndua në ndeshjen e dytë të raundit të parë kundër skuadrës uellsiane të TNS.
Radeski nuk do të mund të luaj në të dyja përballjet ndaj moldavëve, ndërsa sa i përket takimit të nesërm që do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë”, trajneri Osmani tha se vendin e Radeskit në pjesën ofenzive do ta zë Remzifaik Selmani, i cili këtë verë iu bashkua skuadrës tetovare nga rradhët e Ujpeshtit hungarez.
Ndeshja Shkëndija – Sherif Tiraspol nesër në arenën “’Filipi i Dytë” do të startojë në ora 20:15, ndërsa arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë danezi, Mads-Kristofer Kristofersen, të cilit do ti ndihmojnë bashkëpatriotët e tij, Denis Rasmunsen dhe Viktor Skite.