Osmani: Jemi të gatshëm për Sherifin

Qatip Osmani thotë se skuadra e tij është e gatshme për përballjen e parë të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Sherif Tiraspol. Ndeshja në fjalë në program është gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 20:15 në arenën “Filipi i Dytë”, aty ku Qato, por edhe gjithë tifozët “kuq e zi” shpresojnë të shohin një reprizë nga ajo ndeshja e parë kundër skuadrës uellsiane të Nju  Seints.

“Jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. E kemi analizuar mjaft mirë kundërshtarin, i kemi përcjellë 5 ndeshjet e tyre të fundit dhe mund të them se bëhet fjalë për një skuadër shumë cilësore. Në dy ndeshjet e raundit të parë kundër TNS-së, u paraqitëm me dy fytyra, ndërsa tani do të mundohemi që të ruajmë koncentrimin në nivel të lartë. Besoj se kjo do të jetë kyçe për suksesin tonë në dy luftimin me moldavët” – tha Osmani në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

E në ndërkohë deri sa po zhvillohej kjo konferencë, Shkëndija mësoi emrin e kundërshtarit të mundshëm për në rrethin e tretë eliminatorë, gjithnjë nëse skuadra tetovare do të kalonte Sherif Tiraspolin. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës deshi që Shkëndija për kundërshtarë në raundin e tretë të ketë gjigandët austriak të Salzburgut.

 

Leave a Reply