Borusia Dortmundi ka regjistruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në kuadër të “International Champions Cup”, duke mundur kësaj rradhe Liverpullin. Pasi ditë më parë mundën kampionët e Mançester Sitit (1:0), sonte skuadra gjermane mundi Liverpullin me rezultatin 3:1.
Nënkampionët e Europës dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa në minutën e 25-të me anë të mbrojtësit Virxhil van Dijk avansuan me rezultatin 1:0.
The lads are back out. Another 45 minutes await.
Watch the second-half live on @LFCTV and @LFCTV GO: https://t.co/MwNy34KVHd #ICC2018 #LFCPreSeason pic.twitter.com/ZQJILHGu4y
— Liverpool FC (@LFC) July 22, 2018
Pas këtij goli te Dortmundi në skenë doli Kristian Pulishiç, i cili në minutën e 66-të pasi përfitoi një 11-të metërsh, atë e ekzekutoi në mënyrë precize për barazim të rezultatit në 1:1. Po i njëjti futbollistë në minutën e 89-të shënoi edhe golin e dytë për Dortmundin, teksa në minutën e tretë shtesë ishte inciatorë i golit të tretë, pasi gjithçka bëri mirë në zonën kundërshtare, teksa topin e devijuar nga ana e futbollistit të Liverpullit, Larsen e dërgoi në rrjetë për rezultat përfundimtarë, Liverpulli 1, Borusia Dortmundi 3.
🇺🇸💛 THAT‘S IT! @cpulisic_10 and @jacobruunlarsen make it a 3-1 win over @LFC! #LFCBVB 1-3 FT #bvbusa pic.twitter.com/k8D4lAkNJ7
— Borussia Dortmund (@BVB) July 22, 2018
Fillimi i ndeshjes u karakterizua me një gafë të portierit të Liverpullit, Karius, i cili kishte lëshuar portën e tij edhe atë jashtë 16-të metërshit, duke i dhuruar një top futbollistit kundër Maksimilian Filip, i cili megjithatë nuk arriti që të shfrytëzojë rastin dhe të shënojë në rrjetën e skuadrës angleze.