Bolonja nënshkruan me talentin shqiptarë Kastrati

Skuadra e Bolonjas mendon edhe për të ardhmen, ndaj dhe drejtuesit e kësaj skuadre së fundmi kanë arritur marrëveshje me futbollistin e talentuar shqiptarë, Lirim Kastrati.

Një gjë të tillë ka njoftuar “TuttoMercatoËeb.com”, sipas së cilës mbrojtësi shqiptarë i lindur në vitin 1999 ka nënshkuar kontratë 3-vjeçare me Bolonjan, te e cila skuadër shpreson se do të ketë hapësira për tu kyçur edhe në ekipin e parë, që deri më tani nuk ishte rasti edhe te Roma.

Kastrati është rritur te Roma dhe luan në qendër të mbrojtjes, por edhe në krahun e djathtë. Futbollisti kosovar ka luajtur me kombëtaren U-17 të Shqipërisë, më pas është aktivizuar me kombëtaret e moshave të Kosovës.

Leave a Reply