Përveç trajnerit Qatip Osmani, i pranishëm në konferencën për shtyp të Shkëndijës në prag të ndeshjes së raundit të dytë eliminatorë kundër Sherif Tiraspol, ishte edhe kapiteni Armend Alimi.
Ai tha se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe se kanë lënë mbrapa atë disfatë të hidhur kundër TNS-së, dhe se tahsmë gjithë vëmendjen e kanë përqëndruar te kundërshtari i rradhës. Dëshira e tij është që Shkëndija ndaj Sherif Tiraspol të arrijë një fitore pa pranuar gol.
“Sherif Tiraspol është një skuadër shumë e mirë dhe kuptohet një sfidë e re për ne si skuadër. Shpresoj se do të luajmë në një nivel të lartë dhe se do të arrijmë fitore pa gol të pranuar. Kjo është dëshira ime e madhe dhe e gjithë skuadrës” – tha Alimi, i cili potencoi se atmosfera në skuadrën “kuq e zi” është shumë e mirë dhe se tashmë kanë harruar atë disfatë të hidhur ndaj TNS-së, e cila megjithatë nuk mundi ti largoj dot ata nga rrugëtimi i sivjetshëm në ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve.