Shtëpia e futbollit europian UEFA ka caktuar emrat e arbitrave, të cilët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve Europian.
Është danezi Mads-Kristofer Kristofersen ai i cili do të jetë kryesori i këtij takimi, teksa ndihmës do të ketë bashkëpatriotët e tij, Denis Rasmunsen dhe Viktor Skite. Arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë Majkëll Tikgard.
Ndeshja Shkëndija – Sherif Tiraspol zhvillohet të martën (24 korrik) në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15, teksa ndeshja e kthimit në Tiraspol do të zhvillohet me datë 31 korrik, kur edhe do të mësojmë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luaj në raundin e tretë eliminatorë të Ligës më prestigjioze europiane.