N’Golo Kante sot me plotë meritë cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Gjithçka nisi me triumfin në Premierligë me Lester Sitin në vitin 2016-të dhe një vit më pas edhe me Çelzin, ndërsa vijoi me titullin e kampionit të Botës këtë vit në Rusi me Francën. Tre vite të arta për mesfushorin e palodhshëm dhe punëtorin e madh në fush, i cili vlerësohet si lojtari më i përulur në futbollin modern.
Kante që babanë e humbi si i ri, këtë verë ka përjetuar një tjetër tragjedi familjare, duke humbur edhe vëllanë.
Kjo tragjedi dihej vetëm nga ekipi kombëtar i Francës, dhe u mbajt në fshehtësi gjatë gjithë kohës.
Pavarësisht kësaj, Kante ia doli me sukses të ndalë Lionel Messin në përballjen Francë – Argjentinë, për të vazhduar kështu deri në triumfin e madh në finale kundër Kroacisë. Kjo tragjedi duket se i shërbeu mesfushorit Kante si motiv për t’u bërë edhe kampion i botës.