Një basketbollist amator në SHBA ka telefonuar policinë pasi ka pësuar një faull gjatë një ndeshjeje. “Sfida” po zhvillohej në një palestër në Loudoun Virgina dhe sipas raportit të policisë një prej basketbollistëve u irritua shumë pasi u rrëzua në parket gjatë lojës sa që shkoi te sporteli i palestrës dhe telefnoi policinë.
Në fund nuk ngriti padi për ndërhyrjen e ashpër, por fakti mbetet që polica mbërriti në vendngjarje dhe raportoi zyrtarisht mbi incidentin. Ngjarja është interpretuar në SHBA si incidenti më i fundit i lidhur me rracizmin, pasi telefonuesi ishte i bardhë, ndërsa shkaktari i faullit një lojtar me ngjyrë.
Në raport, oficeri i policisë e cilësoi incidentin si ulm ndaj personit, por asnjë prej palëve nuk ngriti padi. Të dy lojtarët pranuan se kishin gabuar duke ndërhyrë rëndë ndaj njëri-tjetrit dhe ranë dakord të bënin një lojë të pastër. (EDS)
Ayy better version!!
😂😂 A MOMENT IN PICK UP🏀 HISTORY !!! 🚫🙅🏾♂️🚨🚔😂 #ballislife #overtime #basketball #stopsnitching pic.twitter.com/rJvja2pMrk— KING MUMU (@liberiansoul) July 17, 2018