Qëndrimi i reprezentuesit spanjoll, Isko te Reali i Madridit nuk është i sigurtë. Sipas “Diario Gol”, mesfushori ka kërkuar garanci nga trajneri, Julen Lopetegi për hapësirat në formacion.
Isko edhe në kohën kur Reali udhëhiqej nga Zinedin Zidan, nuk e kishte të sigurtë vendin e titullarit, mirëpo duke pasur parasysh se me Spanjën ishte një titullarë i padiskutueshëm, ai pret që një gjë e tillë ti ndodhë edhe te ekipi “mbretëror”.
Ndërkohë është Çelzi, skuadra që është e interesuar për shërbimet e Isko-s, i cili mund të përfshihet në shkëmbimin me Eeden Hazard, një futbollist që është i lidhur ngushtë me një transferim te Reali.