Fatih Ismaili ka bërë një super debutim me fanellën e Gostivarit, në ndeshjen e sotme që skuadra e tij e re e zhvilloi në Mavrovë ndaj Sileksit, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti shkupjan, i cili vetëm disa ditë më parë iu bashkua KF Gostivarit në formë huazimi nga rradhët e FC Shkupit, ka dëshmuar cilësitë e tij që në start, duke bërë me dije se do të jetë një super përforcim për Gostivarin gjatë sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë.
Ismaili shënoi një eurogol nga guajtja e lirë në minutën e 90-të, duke i siguruar barazimin skuadrës së tij.
Ndryshe pjesa e parë ishte mbyllur me barazim pa gola, teksa golin e avantazhit për Sileksin e kishte realizuar Drashkoviç në minutën e 50-të.
Ismaili luajti si titullarë në këtë ndeshje, njëjtë sikurse edhe dy futbollistët tjerë shkupjan, Florent Osmani dhe Fatmir Arifi, që gjithashtu më parë ishin pjesë e FC Shkupit. Ndeshja e sotme në Mavrovë, ishte e dyta e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, duke pasur parasysh se mes vete ishin takuar edhe me 11 korrik, kur Sileksi kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0.