Ish-kampioni i Botës, Andres Iniesta gjatë ditës së sotme ka debutuar me skuadrën e tij të re, Vissel Kobe në kampionatin elitarë japonez.
Fiks tre javë pas Botërorit, ku Spanja u eliminua në fazën e 1/8 së finales, Iniesta ka debutuar në Japoni ndaj Shonan Bellmare duke hyrë në fushë në minutën e 59-të, mirëpo duke mos mundur të ndryshojë diçka, kur rezultati veçmë ishte 3:0 në favor të skuadrës kundërshtare.
Saka (10’), Saito (48’) dhe Kikuçi (67’), ishin autorë të golave për skuadrën mysafire, e cila me këtë fitore ndodhet në pozitën e 11-të me 22 pikë, teksa skuadra e Iniesta, Kobe me 25 pikë renditet në pozitën e 6-të pas 17 xhirove.
Kobe javën që vjen sërish si vendas do të mirëpret skuadrën e Kashiwa.