Tre klube në garë për Pjaniç

Tre klube kanë shprehur interesim serioz për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniç, njofton “Gazzetta Dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për Barcelonën, Çelzin dhe Mançester Sitin.

Për momentin Juventusi nuk është i interesuar për të shitur boshnjakun. Pjaniç është një futbollistë i rëndësishëm në skemën e Masimiliano Allegrit, i cili dëshiron ta ketë atë edhe për sezonin e ri.

Vetë futbollisti boshnjak është i ngazëllyer nga mundësia për të luajtur bashkë me Kristiano Ronaldon dhe gjithashtu edhe dëshira e tij është që të mbetet pjesë e “’Zonjës së Vjetër”, nga drejtuesit e së cilës skuadër ka pranuar një ofertë të re në vlerë prej 6 milion euro në vit për të vazhduar qëndrimin e tij në Torino.

Edhe përkundër faktit se Juve nuk ka ndërmend të ndahet me Pjaniç, “bardhezinjtë” mund edhe të ndërrojnë mendje, në rast se në adresë të tyre arrinë ndonjë ofertë në vlerë prej 80 milion euro.

Nëse eventualisht Juve shet boshnjakun Pjaniç, vendin e tij mund ta zë, Adrien Rabio nga Paris Sen Zhermeni.

Leave a Reply