Shkëndija konfirmon Gledi Mici

Shkëndija para pak minutash ka konfirmuar Gledi Micin, i cili te skuadra tetovare vjen nga rradhët e Skënderbeut. Mbrojtësi i krahut të majtë pasi nuk vazhdoi kontratën me skuadrën korçare, vendosi ti thotë “PO”, Shkëndijës, që tashmë përmes faqes zyrtare ka prezantuar 27-vjeçarin. Nuk janë dhënë për momentin detaje rreth kohëzgjatjes së kontratës, ndërsa Mici shihet si zëvendësim ideal për të larguarin Ardian Cuculi.

Shkëndija të martën (24 korrik) do të zhvillojë ndeshjen e raundit të dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian kundër Sherif Tiraspol. Ndeshja zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15.

👊🔴⚫️

Публикувахте от KF Shkëndija в Събота, 21 юли 2018 г.

Leave a Reply