Roma arrinë transferin №11, dëshiron të bind edhe një kampion bote!

Drejtuesit e Romës kanë arritur të bëjnë transferin №11. Së shpejti skuadrës romale do ti bashkohet braziliani Malkom, emri i të cilit lidhej me një transferim te Interi.

Drejtori sportiv i “ujkeshës romake”, Monçi ka arritur që të bind drejtuesit e Bordos për të shitur futbollistin e tyre për shumën e 35 milion eurove, duke shtuar këtu edhe bonuse në vlerë prej 2.5 milion euro.

Sulmuesi brazilian do të nënshkruaj kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga kryeqendra italiane, ndërsa paga e tij vjetore pritet të jetë 2.5 milion euro.

Orëve në vijim braziliani pritet të arrijë në Romë, ku edhe do të ju nënshtrohet vizitave mjekësore.

Mirëpo transferimet te Roma nuk përfundojnë me Malkom. “Ujqërit” po mendojnë që në rradhët e tyre të sjellin edhe kampionin e Botës me Francën, Stiven Nzonzi. Monçi është i gatshëm që të aktivizojë klauzolën e dëmshpërblimit në vlerë prej 35 milion eurove të futbollistit të Seviljës. Mirëpo që të ndodh kjo, Roma do të duhet ti gjejë skuadrës futbollistit të saj, Maksim Gonalon, i cili zhvilloi një sezon shumë dëshpërues pas transferimit të tij në “Olimpiko” nga rradhët e Lionit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply