Luante me Shkëndijën, tashmë përfundon në Superligën e  Bosnje e H.

Ish futbollisti i Shkëndijës, Xhelil Asani pas aventurës së shkurtë te skuadra e Mash’al Mubarek nga Uzbekistani, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Bosnje, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e Mladost Doboj-Kakanj.

Mbrojtësi i krahut të majtë me skuadrën boshnjake që garon në Superligë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri, Asani tashmë ka realizuar edhe golin e parë me fanellën e Mladost Doboj-Kakanj, duke ndihmuar skuadrën e tij për të mundur në miqësore skuadrën e Velezhit me rezultatin 2:1.

Ndryshe më parë kërçovari përveç në Uzbekistan me skuadrën e Mash’al Mubarek, kishte luajtur edhe në Shqipëri me Bylisin si dhe në Maltë me ekipin e Pembroke, teksa në Maqedoni përveç me Shkëndijën, kishte luajtur edhe me Metalurgun dhe Vëllazërimin, te e cila skuadër kishte bërë hapat e parë me futbollin.

 

Leave a Reply