Gledi Mici flet si “kuqezi”

Gledi Mici shprehet i entuziazmuar që bashkohet me Shkëndijën, ndërsa fton mbështetësit e klubit për përkrahje në drejtim të arritjes së objektivave madhorë në skenën vendore dhe ndërkombëtare.

27-të vjeçari shprehet i kënaqur për transferimin në Tetovë dhe mezi pret të paraqitet me klubin e ri.

“Së pari dua të them se jam shumë i lumtur që firmos me Shkëndijën e Tetovës pasi dihet se është një klub i madh, mjaft korrekt dhe që ka bërë histori edhe në arenën ndërkombëtare evropiane”, – shprehet Mici pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Shkëndijën.

“Impresionet e mia janë shumë pozitive, çdo gjë këtu më duket profesionale. I vetmi problem i imi është që të angazhohem sa më shpejtë me grupin dhe të filloj stërvitjet”, shtoi ai.

Mici ka firmosur kontratë dy vjeçare me “kuqezinjtë”, duke u bërë përforcimi i katërt i skuadrës së Qatip Osmanit në këtë merkato, pasi paraprakisht erdhën Remzifaik Selmani, Kostadin Çeshmexhiev dhe Omar Imeri.

Leave a Reply